Eurodeputeti dhe anëtari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Eduard Kukan ka përshëndetur rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Në një prononcim për ATSH, eurodeputeti Kukan shprehet se “ka mirëpritur dhe mbështetur rekomandimin e Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë”.
“Shpresoj që së shpejti vendi do të ketë një shans për të filluar negociatat dhe për të nxitur proceset e reformave”, ka thënë Kukan.
Eurodeputeti Kukan e ka vënë theksin që Shqipëria duhet të bëjë përparime në sundimin e ligjit dhe të ketë rezultate të prekshme.
“Shqipëria duhet të ripohojë përparimin në sundimin e ligjit dhe të vazhdojë të japë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” deklaroi Kukan.
-
Kukan për Shqipërinë: Realizoi reformë të thellë juridike
-
Raporti i KE për Shqipërinë: Të hapen negociatat, vendi ka shënuar rezultate të prekshme në reforma
-
Kukan: Datë për negociatat me Maqedoninë Veriore, Shqipëria me pak shanse
-
Juncker vlerëson se Shqipëria ka bërë progres në rrugën drejt BE, por...
-
Holanda sqaron votën “jo” për Shqipërinë: Duam rezultate në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit