Shtatorja e shenjtores shqiptare asnjëherë nuk e humb shkëlqimin. Ndryshe prej shtatoreve të figurave historike shqiptare e të huaja të vendosura nëpër Prishtinë që shpesh i mbulon pluhuri, ajo e bamirëses Nëna Terezë ka kujdestarin e saj.
Faik Sefa kujdeset vullnetarisht për shtatoret e humanistes dhe të një fëmije që e mban pranë vetes përgjatë sheshit që mban emrin e saj në zemër të kryeqytetit të shtetit që u krijua edhe me ndihmën e shteteve perëndimore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Demokracitë e zhvilluara ndihmuan vullnetarisht Kosovën në emër të të drejtave të njeriut më 1999.
“Edhe Rugova e ka nderuar”
Sefa është 77 vjeç. Mosha dhe tensioni i lartë kanë nisur të lënë shenja në shëndetin e tij. Dora e djathtë po i dridhet goxha fort, por thotë se “nuk ia vet fort” kur nis punën për pastrimin e shtatores së shenjtores shqiptare që aktivitetin më të madh humanitar e ushtroi nëpër lagjet e varfra të Kalkutës në Indi. Për humanizmin e saj u nderua edhe me “Nobelin” për paqe.
Aktiviteti i shkupjanes me prejardhje nga Prizreni, Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, e ka frymëzuar Sefën para pesë vjetësh të marrë përsipër mirëmbajtjen e shtatores dhe ambientit përreth saj në një hapësirë jo fort të madhe gjelbëruese në qendër të Prishtinës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
78-vjeçari kujdeset çdo ditë për shtatoren e Nënë Terezës
-
Ambasada e Kosovës në Shkup bëhet me bust të Shën Terezës
-
Shën Tereza me shtatore në kishën njëmijëvjeçare në Bruksel
-
Dyert e Muzeut të Nënë Terezës në Prizren hapen pas më shumë se një dekade
-
Krerët e shtetit e vlerësojnë Nënë Terezën simbol të rëndësishëm të kombit shqiptar