Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kujdesi për fëmijët e kthyer nga Siria, sfidë për institucionet e Kosovës

Foto: Driton Paçarada / Koha

Institucionet e sigurisë në Kosovë po e konsiderojnë sfidë bashkëjetesën mes nënave dhe fëmijëve, të cilët janë kthyer muaj më parë në Kosovë nga zonat e konfliktit në Siri.

Këtë shqetësim e kanë ngritur të martën gjatë një tryeze të organizuar nga Komisioni për Punë të Brendshme, me temë “Integrimi i shtetasve kosovarë të kthyer nga Siria”. Të pranishëm kanë qenë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në përgjithësi, zyrtarët institucionalë kanë thënë se procesi i integrimit të kësaj kategorie do të marrë kohë. Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka deklaruar se fëmijët do të marrin arsimimin dhe edukimin e nevojshëm.

Majori Blerim Rama, i cili udhëheq me Drejtorinë kundër terrorizmit në Policinë e Kosovës, ka thënë se pas kthimit të shtetasve kosovarë nga Siria janë duke u përballur me disa sfida.

Si sfidë të parë i ka përmendur sigurimin dhe përdorimin e provave për proces gjyqësor, për veprimet që shtetasit kosovarë kanë kryer në zonën e konfliktit në Siri.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)