Arbëri

Kujdesi ndaj kafshëve gjatë dimrit

Të gjithë ata që i duan kafshët janë gjithmonë të interesuar të dinë se si të kujdesen për kafshët e tyre, e ndërrimi i sezoneve, natyrisht për kafshët është i rëndësishëm, andaj këshillohet t’i dërgoni kafshët te veterinari për një kontroll dimëror para se koha të jetë tepër e ftohtë.

Veterinari do të shohë nëse kafsha juaj ka probleme shëndetësore, të cilat mund ta bëjnë të ndjeshme ndaj të ftohtit, bën të ditur emisioni “Sot” në KTV.

Ashtu sikurse neve që na pëlqen ta kemi ngrohtë gjatë dimrit, edhe disa nga kafshët shtëpiake duhet të vishen për të mos e ndjerë të ftohtit.

Vishuni diçka kafshëve tuaja leshtore kur dilni me to për shëtitje, në mënyrë që ato të mos kenë ftohtë gjatë shëtitjeve në dimër.

Ndërsa, patjetër që kafshët duhet edhe të vaksinohen, për të parandaluar prekjen nga sëmundje të ndryshme.

Mbroni gëzofin e kafshës nga të ftohtit. Kur temperatura zbret nën zero, kafshët nuk duhet të lihen jashtë për një kohë të gjatë, sidomos macet, qentë me qime të shkurtër apo qentë e vegjël, sepse ata janë më të ndjeshëm ndaj të ftohtit.

Këto kafshë merrini për shëtitje të shkurtra dhe vishuni diçka.

E të gjithë atyre që kujdesen për kafshët, iu duhet dhe një shumë mjaft e madhe për të gjitha shpenzimet që duhet mbuluar.

Kujdesi ndaj kafshëve, në përgjithësi, është shumë i rëndësishëm, ndërsa se sa ka ndryshuar vetëdijesimi ndër vite në Kosovë për trajtimin e kafshëve, na tregoni dr. Ilirjan Jusufi.

Veterinari Jusufi ka një këshillë për të gjithë dashamirët e kafshëve.

Kafshët mund të paraqesin probleme të ndryshme, edhe për pronarët e parapërgatitur shumë mirë, por duke u kujdesur rregullisht, mund të parandalohen shumë sëmundje dhe gjendje të pakëndshme të kafshëve, të cilat ju mbani dhe i doni.