Arbëri

Kujdes - të mos dalim nga shiu në breshër!

Të bëhet çmos që së bashku me Shqipërinë ta ndërtojmë një hidrocentral të përbashkët në ndonjërin lum në Shqipëri

Ka kohë që nuk e kemi parë një zhvillim më të mirë, se kur u tërhoq “Countour Global” nga kontrata e nënshkruar për ndërtimin e TC “Kosova e Re”.

Na kurseu 19 milionë euro, sepse shanset që kjo qeveri ta ratifikojë këtë kontratë në Parlament ishin zero. Nuk do të shpenzojë më shumë fjalë për të dëshmuar se ishte një kontratë shumë e dëmshme.

Të gjitha u thanë, u argumentuan, por shkuan në vesh të shurdhër, si shumë gjëra të tjera. Ky vend dëshmoi edhe një herë se politikanët tanë nuk lënë asnjë mundësi që dikush nga jashtë partia e tyre t’i bindë, me argumente të forta, se vendimi që kanë marrë është i dëmshëm. Janë të vaksinuar, duket kundër çdo sugjerimi që iu vjen nga jashtë!

Tash, mund të ndodhë ajo që mund të përshkruhet me “vdiq mbreti - rroftë mbreti”. Fatkeqësisht, dje i lexova disa paralajmërime të tilla, që mund të kuptohen si: nuk do të ndryshojmë gjë substanciale, apo koncept, por gjithçka do të jetë pa abuzime; siç ndodhi shumë herë më parë, nga “shpëtuesit” e energjetikës kosovare. E besoj se qasja e re duhet të jetë në linjë me parimet më të mira demokratike, transparencë dhe llogaridhënie.

Vështrimin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.