Lipjan, 16 qershor - Asociacioni i të rinjve për të drejta të njeriut
”YAHR” në Lipjan ka publikuar raportin monitorues për punën e Kuvendit Komunal të Lipjanit për periudhën janar- qershor të këtij viti. Gjatë monitorimit të punës së KK-së për këtë periudhë nëpërmes këtij raporti “YAHR”-i ka kontribuar në ofrimin e informacioneve të strukturuara, të cilat do të jenë në shfrytëzim për qytetarët, shoqërinë civile, mediat, si edhe vetë institucionin e monitoruar, shkruan sot Koha Ditore.
Në raportin e “YAHR”-it ka vërejtje edhe për shkelje ligjore për mosharmonizim të Statutit me Ligjin për kufijtë administrativë të Komunës së Lipjanit, derisa kjo komunë aktualisht i ka 59 vendbanime dhe fshatra, ndërsa në Statutin komunal në kapitullin II në nenin 13 rreth vendbanimet dhe fshatrat, figurojnë 70 vendbanime.
(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Jakaj: Institucionet e pavarura rrezikojnë paralizimin, pasojat mund të jenë të pariparueshme
-
Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Hoti paralajmëron tërheqje licencash e masa disiplinore
-
GAP-i publikon “Letërnjoftimin e Komunave 2025”, ka dyfishim të shpenzimeve për përmbarim
-
ZKA-ja evidenton shkelje në tetë komuna në procesin e dhënies dhe menaxhimit të pronës publike
-
Auditimi evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike