Ministri i Ekonomisë dhe i Ambientit, Blerim Kuçi, ka thënë se Z-mobile është pajtuar për zhbllokimin e llogarive të Telekomit pa ndonjë marrëveshje të veçantë.
Ai në Interkativ të KTV-së ka thënë se si Qeveri nuk kanë dhënë ndonjë garancion dhe pezullimi i përmbarimit të borxhit është bërë me mirëkuptim.
Kuçi thotë se kjo ka ndodhur gjatë një takimi mes avokatit shtetëror, përmbaruesit, Telekomit dhe Dardafon.net.
“Me kërkesë tonën dhe me mirëkuptim të Dardafonit janë zhbllokuar mjetet pa një marrëveshjet ë caktuar, për shkak se Telekomi për disa ditë funksionon me një bord të përkohshëm të ri. Tu e pas parasysh që nuk e ka pas mundësinë që të hyjë në detaje ta bëjë një plan të amortizimit të veprimeve, duke e shikuar këtë situatë, Dardafon ka bërë zhbllokim e mjeteve pa ndonjë marrëveshje. Nuk kemi dhënë asnjë garancion, asgjë tjetër vetëm kemi kërkuar një mirëkuptim që ndërkohë do të shikojmë të hyjnë në një marrëveshje për amortizimin e këtyre mjeteve. Ky është një proces gjyqësor që ne jemi të obliguar t’i përmbahemi”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se procesi i përmbarimit e ka bllokuar komplet punën e Telekomit.
“Duke e ditë që Telekomi ashtu kështu ka qenë në situatë të vështirë, ky procesi i përmbarimit e ka bllokuar komplet punën e Telekomit, ku e dimë që kjo ndërmarrje i ka disa shërbime vitale të shtetit, që kanë të bëjnë me emergjencat, policinë e ushtrinë. Është ndërmarrje me interes shtetror”, ka thënë ai.
-
Zhbllokohen llogaritë, Telekomi duhet të paguajë borxhin ndaj Z-Mobile për 24 muaj
-
Kuçi: Po punojmë për të zhbllokuar xhirollogaritë e Telekomit
-
Telekomit i bllokohen llogaritë, Apeli lë në fuqi vendimin në favor të Z-Mobile
-
Kuçi i kërkon Telekomit dokumente për të parë gjendjen e ndërmarrjes
-
Pezullimi i përmbarimit të mjeteve të Telekomit, deri në stabilizim financiar