Java e parë e shtatorit ka nisur me ulje të temperaturave thuajse në gjithë territorin e Shqipërisë.
Në 10 ditët e para të këtij muaji, meteorologët parashikojnë se moti do të paraqitet me kthjellime e vranësira të herëpashershme gjatë gjithë 10-ditëshit të parë të shtatorit.
Gjithashtu gjatë këtyre ditëve nuk do të mungojnë dhe shirat e përkohshëm, kryesisht në ekstremin verior dhe zonat lindore, ndërsa shira të izoluar në qendër dhe juglindje. Pritet që gjatë 10-ditëshit të dytë të muajit, shirat do të jenë prezente në territor.
Sipas parashikimeve, temperaturat mbeten thuajse konstante deri të premten, kur sërish do të ketë rritje të lehtë e graduale të vlerave termike në territor, më e ndjeshme gjatë mesditës.
Pritet që gjatë 10-ditëshit të parë të shtatorit maksimumet të shënojnë 3 – 4°C mbi vlerat tipike të fillimvjeshtës, ndërsa 10-ditëshi i dytë, vlera ekstremale tipike të stinës.