Gjykata e tenderëve e ka kthyer në rivlerësim tenderin e Komunës së Fushë-Kosovës për servisimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare.
Kjo Gjykatë ka gjetur shkelje të nenit 59 të Ligjit të prokurimit publik (LPP) që ka të bëjë me ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata e ka aprovuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “Universal Comerce”-Fushë-Kosovë dhe e ka anuluar vendimin e autoritetit kontraktues për dhënie të kontratës. OE “Universal Comerce”-Fushë-Kosovë si palë e pakënaqur e kishte deponuar një ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) më 27.05.2017 me nr. të protokollit 128/17, kundër njoftimit për dhënie të kontratës të OE “Suzuki”-Miradi e Ulët, duke pretenduar se autoritetit kontraktues ka bërë shkelje esenciale të dispozitave të LPP-së.
OSHP-ja pas pranimit të ankesës në bazë të nenit 113 të LPP-së nr. 04/L-042 e kishte autorizuar ekspertin për të shqyrtuar procedurën e zhvilluar lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, si dhe vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të palës ankimore.
Eksperti shqyrtues në raportin e datës 19.05.2017 kishte konstatuar se AK-ja i ka respektuar dispozitat e nenit 61 të LPP-s dhe se pretendimi ankimor i parashtruesit të ankesës në lidhje me çmimet jonormalisht të ulëta është i paqëndrueshëm me arsyetimin se sipas nenit 61 të LPP-së është e drejtë dhe përgjegjësi e AK-së që t’i vlerësojë çmimet e ofruara... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.