Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kthehet moti i ngrohtë në Shqipëri

Reshjet në Shqipëri në këto ditë të para të marsit duket se do të ndalen mbrëmjen e sotme, duke dhuruar një fundjavë me temperature relativisht të larta dhe vranësira e kthjellime, por pa reshje.

Sipas Meteoalb, Shqipëria në orët e para të mëngjesit do të jete me reshje shiu me intensitet të lartë në orët e para të mëngjesit ku do të ketë dhe shkarkesa elektrike, gradualisht reshjet do të reduktohen dhe në mbrëmje do të ndërpriten duke ia lenë vendin kthjellimeve.

Temperaturat në zonat e ulëta dhe qendrore në vlerat e tyre maksimale pritet të kalojnë 20 gradë, ndërsa vlerat minimale do të zbresin deri në 6 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore vlerat minimale arrijnë në 2 gradë dhe ato maksimale deri në 13 gradë Celsius.