Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kthehen vranësirat, shiu e rrufetë

Pas motit të ngrohtë që mori në Kosovë ditëve të fundit, sipas Institutit Hidrometeorologjik, në ditët në vijim pritet të mbajë mot i vranët.

Nga e hëna deri të mërkurën, moti s’do të jetë stabil. Do të përcillet me erëra dhe riga shiu që vende-vende do të jetë në intensitet mesatar.

Si pasojë e luhatjeve të temperaturave dhe këtyre erërave gjatë gjysmës së parë të javës do të ketë kushte edhe për shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.

Artikuj të ngjashëm