Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeziu: Nëse GDP voton pro demarkacionit, bën hapin e parë në formësimin e idesë së subjektit të ri

Opinionisti Ismet Kryeziu thotë se nëse Grupi i Deputetëve të Pavarur voton pro ratifikimit të demarkacionit, do të bëjë hapin e parë të guximshëm në marrjen e përgjegjësisë, formësimit të idesë, veprimit dhe konceptit politik të subjektit të ri.

Sipas tij, ky koncept është i ri dhe i nevojshëm nga gjeneratat e reja politike. Po ashtu thotë se do të tregonte ide dhe veprim ndryshe nga partitë aktuale.

Kryeziu thotë se vota pro nga deputetët, që pak ditë më parë zyrtarizuan grupin e ri parlamentar pas largimit nga Vetëvendosje, nuk është votë tradhtie.

“Fuqishëm, të angazhuar ndryshe nga ofertat aktuale, me parti dhe politika lideriste, keqqeverisëse e klienteliste. Ndryshe nga politikat që për kundërshtim të pushtetit rrëshqasin në veprimet kundër shtetit. Është e thjeshtë, shteti nuk duhet të dëmtohet për shkak të kundërshtimit ndaj pushtetit. Ka instrumente e alternativa të mjaftueshme për ta kundërshtuar pushtetin, pa e dëmtuar shtetin. Vota PRO demarkacionit nuk është votë tradhtie, nuk është votë që të identifikon me PDK/LDK, ose edhe me qeverinë aktuale. Besoj se është votë pro Republikës se Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.