Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeziu: Kosova ka pasur udhërrëfyesin më sfidues për vizat në gjithë Ballkanin

Taulant Kryeziu, njohës i integrimeve evropiane, ka thënë se Kosova ka pasur udhërrëfyesin më sfidues për liberalizimin e vizave në Ballkan.

Kryeziu ka thënë në emisionin “60 Minuta” të KTV-së, të mërkurën, se liberalizimi i fundit i vizave në Ballkan ka qenë për Shqipërinë, në vitin 2010.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Grupi punues i Këshillit të Bashkimit Evropian të enjten në rend të dite e ka ndër të tjera edhe çështjen e liberalizmit të vizave për Kosovën.

“Kosova ka pasur udhërrëfyesin më sfidues karshi të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne kemi pasur një udhërrëfyes me dyfish më shumë kritere se të gjitha vendet e Ballkanit, mos të harrojmë që vendi i fundit të cilit i janë liberalizuar vizat është viti 2010, po flas këtu për Shqipërinë”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka thënë se lufta ruse në Ukrainë e ka ndërruar qasjen gjeopolitike të BE-së dhe SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

“Pushtimi i Rusisë në Ukrainë e ka ndërruar komplet kontekstin dhe qasjen gjepolitike të BE-së por edhe të SHBA-së për këtë pjesë të Ballkanit. Sepse është esenciale për BE-në dhe SHBA-në në terma globalë që të ketë një orientim karshi vlerave të demokracive liberale. Duhet të jemi të qartë dhe të drejtpërdrejtë”, ka thënë Kryeziu.