Koha e shkurtër mes dy zgjedhjeve, atyre qendrore dhe lokale kanë bërë që partitë politike të kenë fushata më të zbehta.
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu në Rubikon të KTV-së, ka thënë se listat e kandidatëve për asamble duken më shumë si dekorime dhe në shërbim të kandidatëve për kryetar.
“Kandidatët për asamblistë më tepër janë dekor, janë vetëm në shërbim të kandidatëve për kryetar. Nuk është se ata flasin në publik ose marrin pjesë në diskutime. Edhe në këto takime vërehet një pjesëmarrje e madhe e liderëve të partive politike, të cilët shumë shpesh dhe jo vetëm më liderët por edhe me deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës lënë nën hije kandidatët për kryetar apo kandidatët tjerë për asamble”, ka thënë Kryeziu.