Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka vizituar shkollën fillore “Hasan Prishtina” me rastin e fillimit të grevës së përgjithshme në arsim, ku tha se kanë marrë përkrahje edhe nga prindërit e kësaj shkolle.
“Jemi të mbështetur për muri, nga maji e këndej nuk kemi lënë derë pa hapur, kemi pasë takime të vazhdueshme me kryeministrin Haradinaj, ministrin Bytyqi e deputetë të Kosovës dhe i kemi lutur ta kryejnë detyrën e tyre. Kanë pasur kohë me muaj dhe unë kam pritur që greva një-orëshe e 28 Dhjetorit të tingëllojë në veshët e tyre, por ata kanë thënë hajt se greva një-orëshe nuk është asgjë”, ka thënë Jasharaj, përcjell kp.
Ai ka përsëritur se nuk do të tërhiqen nga vendimi nëse koeficienti i pagave nuk rritet së paku 30 për qind.
“Nuk mund të pranojnë që shoferët e tyre të kenë koeficient më të lartë se ne që jemi profesorë”, ka thënë Jasharaj.
Ndryshe, grevën në këtë shkollë po e përkrahin edhe prindërit.
-
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, s’përjashtohet greva
-
SBASHK-u paralajmëron protestë
-
Jasharaj: Greva s’është e mbyllur, mund të rikthehet
-
Jasharaj: Greva vazhdon, me linçimet që më u bënë s’po guxoj të dal në rrugë vetë
-
Jasharaj: Kemi “jo” të fuqishme nga anëtarësia për 50 eurot