Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetari i OEK-së e sheh problem për Kosovën mungesën e njerëzve të kualifikuar

Problemi më i madh i ekonomisë kosovare nuk është klima politike, apo sasia e investimeve, por mungesa e njerëzve që janë të përgatitur për tregun e punës dhe që kanë ato aftësi që kërkohen në ekonominë e sotme.

Kështu u shpreh kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në konferencën “Sistemi i arsimit, tregu i punës dhe zhvillimi ekonomik: Sfidat dhe perspektivat”, të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.

Kryetari i OEK e ka analizuar situatën me një qasje pak më ndryshe, duke vënë theksin te mungesa e shkathtësive dhe njohurive që lidhen me tregun e punës.

"Nga disa kontakte dhe përvoja që kam pasur, kam parë që problemi kryesor i papunësisë nuk është aq mjedisi politik, apo diçka tjetër, por mungesa e kualifikimeve dhe shkathtësive që kërkohen nga tregu i punës", ka nënvizuar Rukiqi.

Rektori i UP-së Marjan Dema tha se institucioni që ai drejton është një fazë tranzicioni, pa harruar të kujtojë se megjithatë, sipas tij UP mbetet shtylla e arsimit të lartë në Kosovë.

Sipas tij investimi në arsim është investimi më i mirë. Ai ka kujtuar se arsimi nuk është zgjidhje për të gjitha problemet, por të gjitha zgjidhjet kanë nevojë për arsimin.

Edhe Sistemi i arsimit nuk është në përputhje me nevojat e tregut Arbëri Sistemi i arsimit nuk është në përputhje me nevojat e tregut

Dema ka thënë se vizioni strategjik i UP është lidhja e tregut të punës me programet studimore.

“Up është në një proces të ndryshimit nga një institucion ku rëndësi i kushtohet diplomave, notave në një institucion që lidhet më tepër me punën, biznesin", tha Dema.

Zëvendësministri i Arsimit Heset Sahiti duke vlerësuar lart këtë konferencë, ka shprehur bindjen se kjo ngjarje dhe të tilla si kjo, janë në gjendje të detektojnë problemet dhe të japin alternativa të vlefshme që çojnë në zhvillim ekonomik dhe një sistem edukimi që është në funksion të tregut të punës dhe jep ndihmën e tij për zhvillimin ekonomik./kp/