Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, pavarësisht pengesave, është i bindur se rruga Deçan – Plavë do të përfundojë në vitin 2019, ashtu siç parashihet, raporton KTV .
Puna është duke vazhduar me intensitet të lartë në Bellajë të Deçanit. Bujën që u bë ditëve të fundit për pjesën e rrugës që kalon në Zonën e Mbrojtur, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, e sheh si të panevojshme. Ramosaj shprehet se do të binden të gjithë faktorët, përfshirë Këshillin Zbatues Monitorues, pasi, sipas tij, rruga është në interes të të gjithëve.
Ndërsa tejkalimin e situatës aktuale, ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, e sheh përmes arritjes së një memorandumi me Manastirin në Deçan. Në vitin 2015, me anë të këtij memorandumi, Manastiri kishte lejuar që të asfaltoheshin 2.5 km rrugë. Javën e kaluar, Manastiri i Deçanit reagoi kundër punimeve, duke i konsideruar të paligjshme, çka nxitit reagime të shumta të misioneve të huaja në vendin tonë.
-
“Rruga Deçan - Plavë kryhet në mot”
-
Ramosaj: Punimet në rrugën Deçan-Plavë po vazhdojnë, nuk kam folur me Hotin
-
Ramosaj u dërgon letër institucioneve, kërkon zgjidhje për rrugën Deçan - Plavë
-
Janë përfunduar 14 km të rrugës Deçan-Plavë, pjesa tjetër përfundon më 2020
-
Asfaltimi i rrugës Deçan-Plavë s’bëhet pa miratim të Manastirit, Ramosaj i bindur se kryhet në afat