Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetarët serbë të komunave diskriminojnë shqiptarët

Në disa komuna në Kosovë, ku kryetarët janë të komunitetit serb, shqiptarët nuk trajtohen njëjtë si komuniteti serb.

Banorët e fshatit Kufcë e Epërme të Novobërdës ankohen për mungesë investimesh, derisa në komunë nuk kanë dhënë asnjë përgjigje lidhur me këtë çështje, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fshati Kufcë e Epërme dikur ishte nën administrim të Komunës së Gjilanit.

Por që nga koha kur ky fshat është nën qeverisjen e Novobërdës, nuk ka pasur shumë investime.

Banorët shqiptarë të këtij fshati thonë se me ardhjen në pushtet të kryetarit serb, Svetislav Ivanoviç, asnjë investim nuk është bërë në pjesën ku jetojnë shqiptarët.

Ndryshe është situata në pjesën më të madhe të fshatit, aty ku jeton komuniteti serb.

Ky diskriminim, sipas tyre, po vazhdon, ani pse kanë bërë shumë ankesa e kërkesa për të përmirësuar kushtet e jetesës.

Banorët kanë kërkuar nga institucionet qendrore që të monitorojnë më shumë punën e komunave që qeverisen nga serbët.

Ndërkaq, zyrtarë të Komunës së Novobërdës kanë qenë të pakontaktueshëm gjatë ditës, për të dhënë ndonjë sqarim se përse nuk janë marrë parasysh kërkesat e këtyre banorëve.