Kryetarët e komunave në veri të vendit kanë takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Franko Federicin, të cilët i kanë kërkuar të qëndrojnë neutral.
Lista Serbe ka shkruar në Facebook se Federicit i kanë kërkuar të veprojnë në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Është e nevojshme që për shkak të serisë së incidenteve të shkaktuara nga Forcat Speciale ROSU në ditët e mëparshme, prania e KFOR-it të forcohet në mënyrë që të parandalohen incidente të tilla dhe të ruhet paqja”, thuhet në reagimin e tyre.
“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të përmbahen dhe të mos bien në provokime. Komandanti tha se KFOR-i nuk do të ndërhyjë në çështjet politike ose në largimin e barrikadave me dhunë.”
-
KFOR-i ua bën me dije zyrtarëve serbë se nuk do të lejojë eskalim të situatës në veri
-
Komandanti i KFOR-it bën thirrje për përmbajtje dhe të evitohen veprimet e njëanshme
-
Propozimi i Komandantit të KFOR-it u pranua nga Kurti, por u refuzua nga serbët
-
KFOR-i ka kontakte të rregullta me kryetarët e komunave veriore dhe patrulla me ushtrinë serbe
-
KFOR-i në takim me Listën Serbe: Jemi të përgatitur për të adresuar çdo zhvillim të sigurisë