Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur në këto momente.
Aty, sipas ministrit në detyrë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, është duke u diskutuar për qëndrimin që kjo parti do ta mbajë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet më 3 gusht.
Abrashi, në një prononcim për televizionin publik, ka thënë se “ende nuk kanë ndonjë qëndrim zyrtar për seancën”, por të gjitha pritet t’i sqarojnë sot në mbledhje.
Artikuj të ngjashëm