Bedri Istrefi nuk e mori mundin të vinte fare deri në Kuvendin e Kosovës, ku ishte ftuar të raportonte për letrën e 15 marsit me të cilën kishte kërcënuar të gjithë punëtorët e ndërmarrjes se do t’i nënshtroheshin Komisionit Disiplinor dhe ndjekjes penale, nëse vërtetohet se kanë nxjerrë dokumente në publik.
Kryetarja e komisionit, Albuena Haxhiu, ka thënë se përmes një njoftim të shkurtër, Istrefi vetëm ka thënë se të martën ka punë të tjera dhe se nuk mund të vijë në Komision.
Haxhiu ka sqaruar se Istrefi me veprimin e tij kishte shkelur ligjin për sinjalizuesit, raporton KTV.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, e ka cilësuar të panevojshëm takimin, pasi sipas tij, letra s’është shkelje e ligjit për sinjalizuesit, por kërkesë për respektimin e rregullores së ndërmarrjes dhe mosnxjerrjes së dokumenteve konfidenciale.
Kjo ka përplasur atë dhe anëtarë të tjerë të Komisionit.
Debat i ashpër është zhvilluar mes deputetëve te pushtetit dhe opozitës për punësimin e militantëve partiakë në ndërmarrje.
Edhe
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit anulon raportimin para komisionit parlamentar
Sidoqoftë, Komisioni ka vendosur ta thërrasë sërish në raportim Bedri Istrefin, e po ashtu, një raportim të detajuar pritet që në këtë Komision ta bëjë javën e ardhshme edhe drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli, i cili është duke e hartuar një raport për hetimin e nepotizmit në Telekom.
KTV-ja muajt e fundit, ka raportuar për dhjetëra punësime të familjarëve të njerëzve në pushtet në këtë ndërmarrje.
-
Kryeshefi i Telekomit nuk ia jep dokumentacionin Komisionit hetimor kuvendor
-
Kryeshefi i Telekomit kërcënon ata që po nxjerrin informacione në publik
-
Deputetët polemizojnë zëshëm gjatë shqyrtimit të Raportit të Auditorit për Telekomin
-
Inspektori që brenda muajit ktheu në punë Istrefin e Thaçin, ka lëndë që s’i ka zgjidhur qe 7 muaj