Komuna e Prishtinës është komuna e dytë me më së shumti raste aktive me COVID-19.
Siç bëhet e ditur nga shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, Prishtina ka 24 raste aktive me COVID-19, duke u renditur e dyta pas Gjilanit i cili ka 45.
Aktualisht Kosova ka 107.879 raste aktive me COVID-19, me 2.264 vdekje, 105.509 të shëruar, ndërkaq janë kryer 695.001 teste.