Ndonëse jo në gjendje të mirë, shtatorja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, qëndron në qendër të Prishtinës, si shenjë falënderimi për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës nga Serbia.
Kryeqytetit do t’i shtohet edhe busti i bashkëpunëtores së Clintonit, ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, cila po ashtu, ka ndihmuar kosovarët ta fitojnë lirinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBusti do të vendoset në sheshin që mban emrin e saj, pranë monumentit “New Born”. Aty tashmë është vendosur bazamenti i bustit. Presidenca e Kosovës ka nënshkruar kontratë prej 19 mijë e 788 eurosh me kompaninë “Artiko”, për realizimin e këtij busti.
Por, Presidenca megjithatë nuk mundi të konfirmonte nëse Albright do të jetë në Prishtinë më 12 qershor. Florent Rrahmani, anëtar i ekipit për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit, shtoi se Presidenca ende nuk ka marrë konfirmim për këtë, edhe pse ftesa u janë dërguar disa personaliteteve ndërkombëtare.
Ndërkaq, informata thonë se nuk kanë as në Komunën e Prishtinës.
Megjithatë, mësohet se busti pritet të përurohet më 12 qershor, në 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës.
Por, për vizitën e Albrightit në Twitter ka shkruar Petrit Selimi, koordinator për Sfidën e Mijëvjeçarit në Kosovë.
“Kosovarët do të jenë të lumtur ta mirëpresin sërish ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright, për 20-vjetorin e çlirimit”, ka thënë Petrit Selimi, Koordinator për Sfidën e Mijëvjeçarit në Kosovë..
Derisa e vlerësojnë si të çmuar kontributin e amerikanes, qytetarët mirëpresin vendosjen e bustit të saj.
Albright ishte gruaja e parë në postin e sekretares së Shtetit të SHBA-së. Në këtë detyrë, ajo ka shërbyer nga viti 1997 deri më 2010.