Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pranuar sot zyrtarisht detyrën nga ushtruesi i detyrës Agron Qalaj, nga ku u zotua të punojë për forcim të sundimit të ligjit. 

Gjatë fjalës së tij, Gashi ka thënë se do t’u shërbejë të gjithëve. 

“Sapo e pranova detyrën nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zoti Qalaj. Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë. Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, u shpreh ai.

Gashi u dekretua nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, gjatë ditës së djeshme (e martë). 

Në tetor të 2023-s, presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, nuk e pati dekretuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për Kryeprokuror të Shtetit me arsyetimin se janë shënuar dhjetëra shkelje në procedurën e përzgjedhjes. 

Që nga ajo kohë, institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit është udhëhequr me ushtrues detyre.

BE: ​Kryeprokurori i ri i Shtetit e ka përpara luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë

1 muaj më parë / 15 kor 2026 16:53
Kosova Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian ka mirëpritur emërimin e kryeprokurorit të Shtetit.

Në një reagim në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Zyra e BE-së në Kosovë ka shkruar se përpara kryeprokurorit Zejnullah Gashi, është zbatimi i  një mandati të përqendruar në sigurimin e integritetit dhe llogaridhënies prokuroriale dhe luftimi i korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

“BE-ja në Kosovë mirëpret emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit pas më shumë se katër vitesh marrëveshjesh për detyrën e prokurorit. Përpara zotit Gashi është zbatimi i një mandati të përqendruar në sigurimin e integritetit dhe llogaridhënies prokuroriale dhe luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e BE-së.