Kryetari i Kuvendit të Kosovës të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli, ka bërë homazhe dhe ka vënë kurorë lulesh tek “Muri i dhembjes” në Kompleksin e varrezave të heronjve në Zagreb, njofton kumtesa zyrtare, transmeton Koha.net.
Kryeparlamentari Veseli tha pas homazheve se populli i Kosovës dhe populli kroat kanë sakrifikuar shumë për liri dhe tani ndajnë vlera të përbashkëta pro perëndimore.
“Sot nderova sakrificën e popullit kroat për liri, ashtu siç e kujtojmë sakrificën e popullit tonë. Janë sakrifica të përbashkëta të një rrugëtimi qe e kemi pasur për liri. Si dy popuj kemi kaluar nëpër sfida, por në të njëjtën kohë kemi perspektiva të qarta të orientimit perëndimor drejt integrimit euro-atlantik, vlera këto që na bashkojnë me popullin kroat”, tha kryeparlamentari Veseli.
Po ashtu, kryeparlamentari Veseli bëri homazhe edhe tek varri i ish-presidentit të Kroacisë, Franjo Tugjman.
-
Begaj: Liria e Kosovës erdhi me luftën e UÇK-së dhe vendosmërinë e aleatëve
-
Plenkoviq uron Kurtin: Kroacia pret formim të shpejtë të institucioneve
-
Kurti takon Plenkoviqin, theksohet nevoja për forcim të aleancave dhe koordinim politik
-
Kurti u kërkon ndërkombëtarëve që të bëjnë trysni mbi Beogradin për çështjen e të zhdukurve
-
Kryetari Ademi takon tifozët: Uroj për një fitore historike