Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç e cila po zhvillon një vizitë dy ditore në Shqipëri.
Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, nisi dje vizitën zyrtare në Tiranë, ku është pritur me një ceremoni shtetërore në Presidencë nga Ilir Meta.
Gjatë vizitës së saj presidentja e Kroacisë zhvilloi takime të veçanta me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe mbajti sot një fjalë përshëndetëse para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjithashtu presidentja e Kroacisë gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Presidentja Grabar-Kitaroviçq do të pritet edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe do të vizitojë qytetin e Durrësit, portin e tij ku edhe do të prezantohet projekti kroat për mbrojtjen e mjedisit, atë të Beratit si dhe qytetin e kalanë e Krujës
-
Presidentja e Kroacisë nis vizitën në Tiranë, pritet nga Meta
-
Presidentja e Kroacisë të enjten në Tiranë
-
Thaçi takohet me Kitaroviqin: Kroacia, shembull që Kosova duhet ta ndjekë
-
Berati e shpall “Qytetare nderi” presidenten kroate Grabar-Kitaroviq
-
Presidentja kroate viziton Maqedoninë, takon edhe Xhaferin