Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeministri i Bullgarisë dënon vrasjen e Ivanoviqit

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, ka reaguar në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit sot në Mitrovicë.

Në një deklaratë të shpërndarë nga zyra informative pranë qeverisë bullgare, Kryeministri Borissov dënoi kategorikisht vrasjen e liderit politik të iniciativës qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Çdo dhunë është në kundërshtim të vlerave të qytetërimit dhe të ambicieve evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Unë pres që elita politike dhe të gjithë qytetarët të jenë të pjekur dhe të përmbajtur. Sundimi i ligjit nuk duhet të komprometohet dhe besoj se fajtorët për këtë krim do dënohen”, tha kryeministri bullgar, vendi i të cilit kryeson BE-në këtë gjashtëmujor, raporton BTA, transmeton Koha.net.

“Jam i bindur se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës nuk ka alternativë dhe se akte të tilla nuk duhet ta pengojnë. Ofroj ngushëllimet e mia të sinqerta familjes dhe të afërmve të Oliver Ivanoviqit”, tha Borissov.

Në një bisedë telefonike me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, Borissov ka thënë se dhuna e tillë nuk duhet toleruar dhe sundimi i ligjit nuk do të vihet në dyshim.

Bërnabiq ndërsa e ka njoftuar Borissovin për masat e marra nga Serbia pas këtij incidenti, ndërsa kryeministri bullgar ka shfaqur shpresën për një hetim të suksesshëm.