Nga kabineti i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, njoftohet se Ramush Haradinaj, ka pritur në takim deputetin e Nismës për Kosovën Milaim Zeka.
Thuhet se me të ka biseduar për temat e aktualitetit politik, për mirëvajtjen e koalicionit qeverisës dhe për një dinamikë të re në qeverisjen e vendit.
“Deputeti Zeka është anëtar i Komisionit Parlamentar për Media, së këndejmi kryeministri Haradinaj është interesuar rreth ligjit për transmetuesin publik, RTK”, thuhet në njoftim.
Deputeti Zeka e ka njoftuar kryeministrin për nismën legjislative të këtij komisioni për amandamentimin e këtij ligji, i cili rregullon fushëveprimin e transmetuesit publik, Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Emri i deputetit Zeka përveç incidentit me deputetin e Vetëvendosjes Frashër Krasniqi, është apostofuar edhe në rastin e sulmit ndaj gazetari Vehbi Kajtazi.
-
Qeveria dënon incidentin mes deputetëve, fton drejtësinë të merret me rastin
-
Sindikalistët thonë se RTK-ja ka probleme sikur Telekomi me produkte të jashtme
-
Shoqëria civile i ankohet Haradinajt për Ligjin për financimin e subjekteve politike
-
Seanca që u thirr për orën 14:00 s’po mund të mbledhë deputetët
-
Kalon për lexim të parë në Kuvend Projektligji për RTK-në