Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim veprimtarin e Kosovës dhe biznesmenin e njohur kosovar-amerikan, Rrustem Gecaj, me bashkëpunëtorë, i cili e ka përgëzuar për përgjegjësitë e reja që ka marrë si dhe për një fillim të mbarë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.
Haradinaj duke e çmuar lartë rolin e Rrustem Gecajt në Lëvizjen Kombëtare, tash afarist në ShBA dhe në Kosovë, ka thënë se, “Gecaj është shembull i njeriut që i jep atdheut pa pyetur se çfarë mund të bëjë atdheu për të”.
Mirëpo, po vjen koha që Kosova të bëjë më shumë për bizneset dhe investitorët dhe në këtë kontekst edhe për vreshtarët dhe verarinë kosovare.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Do të jemi përkrah njerëzve të mirë të Kosovës
-
Haradinaj-Engel, takim me dyer të mbyllura
-
Haradinaj thotë se Qeveria është e fokusuar në tërheqjen e investimeve të huaja
-
Haradinaj u thotë biznesmenëve amerikanë se Kosova ofron kushte të mira për investime
-
Haradinaj u premton mbështetje bizneseve në Ferizaj