Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeministri bëri homazhe në Prekaz, vizitoi kullën e Jasharëve

Për nder të ditës së dytë të Epopesë së UÇK-së, në kompleksin memorial në Prekaz kanë filluar homazhet nga qytetarë dhe personalitete të jetës politike.

Homazhe në Prekaz ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me disa nga ministrat e kabinetit qeveritar, raporton KP.

Ai ka qëndruar edhe në kullën e Jasharëve ku u prit nga kryefamiljari Rifat Jashari.