Përveç automjeteve të transportit publik, atyre emergjente, automjeteve të Policisë së Kosovës, FSK-së, KFOR-it, EULEX-it dhe atyre për bartjen e personave me aftësi të kufizuara, asnjë automjet tjetër që nga e mërkura nuk do të lejohet të kalojë brenda qytetit të Prishtinës, raporton KTV.
Ky kufizim i qarkullimit të automjeteve është bërë për të parandaluar nivelin e lartë të ndotjes së ajrit dhe vlen nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22:00.
Zyrtarët komunalë të Prishtinës, në një konferencë për media, kanë treguar se automjetet gjithashtu do të ndalohen në hyrje të qytetit, te rrethi i flamurit dhe te rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i konvikteve.
Për hapësirat për parkingje, drejtori i administratës ka thënë se janë të mjaftueshme ato aktuale, ndërsa qytetarët që lënë veturat në parkingje pastaj do të mund ta përdorin transportin publik, i cili do të jetë falas për të arritur deri në qendër.
-
Policia njofton qytetarët për kufizimin e lëvizjes, sipas vendimit të ri
-
Si kaloi dita e parë e bllokimit të trafikut në disa rrugë të Prishtinës
-
Harta e rrugëve që do të jenë të bllokuara nesër në kryeqytet
-
Prishtina ndalon qarkullimin e veturave në intervalin kohor 6-22
-
Nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve drejt Gërmisë