Arbëri

Kronika Zgjedhore / Hoxhaj: Mos i votoni ata që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës

Festa për zgjedhjet e 14 shkurtit në Drenas e Skenderaj ka nisur disa ditë më herët.

Tubimet e Partisë Demokratike të Kosovës në këto dy komuna janë përcjellë me atmosferë festive nga simpatizantë të saj.

I pari i Komunës Ramiz Lladrovci, fillimisht pati disa fjalë për dikur bashkëpartiakun e tij, Fatmir Limaj, e më vonë mbështetjen e banorëve të Drenasit për PDK-në e kërkoi Enver Hoxhaj.

Skenderaj ishte destinacioni i radhës për tubim të PDK-së.

Emrat e Hashim Thaçit e Kadri Veselit u dëgjuan disa herë, e edhe mesazhet që u dërguan nga aty,lidheshin me ish-krerët e PDK-së që po gjykohen në Hagë.

Sikur edhe në shumicën e tubimeve, as në këto dy komuna nuk u respektuan masat anti-Covid, me salla të mbushura plot, e me shumë persona që nuk bartnin maska mbrojtëse.