Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq-Radman, ka thënë se Kroacia e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, por edhe në Bashkim Evropian.
Me 33 vota pro, shtatë kundër dhe pesë abstenime, Këshilli i Ministrave i KiE-së ka vendosur ta mbështesë aplikimin e Kosovës dhe e ka dërguar për votim në Asamblenë Parlamentare.
“Ne e mbështetëm fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës”, tha Grliq-Radman për gazetarët, raporton televizioni kroat “HRT”. “Kosova e kërkoi mbështetjen nga shtetet anëtare, nuk kishte arsye të mos e mbështesnim”.
Grliq-Radman ka folur edhe për bojkotin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në veri të dielën.
“Bojkoti nuk është zgjidhje e mirë, nuk është model i mirë. Nuk kontribuon në asnjë zgjidhje për këtë çështje”, tha Grliq-Radman.
-
Ministri kroat në KiE: Pranimi i Kosovës do ta forconte stabilitetin rajonal
-
Gjermania e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Rohde: Gjermania e përkushtuar për ta futur Kosovën në KiE
-
Britania mbështet pa kushte anëtarësimin në KiE
-
Milanoviq: Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Kroacisë për anëtarësim në KiE