Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti sot në një takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Maria Kapitanoviq.
Me këtë rast, ambasadorja kroate i uroi ministrit Sefaj pranimin e detyrës së re si ministër i Punëve të Brendshme.
Ministri Sefaj e njoftoi ambasadoren Kapitanoviq për prioritet e ministrisë që drejton në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Me këtë rast, siç thuhet në njoftimin për media, të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nevojën që bashkëpunimi në mes të dyja vendeve në fushën e sigurisë të forcohet.
Ambasadorja Kapitanoviq theksoi se shteti i Kroacisë do të vazhdojë përkrahjen e mëtejme për institucionet e Republikës së Kosovës.
-
Kroacia do të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë në misionin e NATO-s
-
Konjufca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë vëmendjen e merituar
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
“Shqipëria në BE, Kosova më e sigurt”, Hoxha flet pas takimit me Konjufcën
-
Plenkoviq uron Kurtin: Kroacia pret formim të shpejtë të institucioneve