Arbëri

Kriza si kthim në normalitet

Foto: Koha

1.

Më duhet të shkruaj ditar. Nuk është se do të shënoj diçka që do të zbulohet pas shumë vjetësh. Çdo gjë tashmë është e ditur, e përsëritur që nga mëngjesi, në lajme, TV e radio, në portale, në gazetë. E zëmë veten duke i absorbuar të njëjtat informata: që të gjithë e dimë se sa janë të infektuar në Kinë, sa në Itali, pse Koreja Jugore ka vepruar më së miri në kufizimin e përhapjes së virusit. Ka aq shumë informata gjatë ditës sa në mbrëmje e kemi të vështirë t’i mbajmë mend dhe shikojmë lajme përsëri. Ka aq shumë informata, sa mes tyre përvidhen edhe ato të një portali që përsërit se në Kosovë është gjetur ilaçi kundër koronavirusit, apo se në Londër a Australi a diku tjetër, që ky ose një tjetër portal kanë dëgjuar të ketë ndodhur shpikja iminente e vaksinës kundër koronavirusit.

Ka aq shumë informata saqë sytë e mësuar për të kërkuar risi dhe të trurit të trajnuar për të ditur rezultatet e ndeshjeve sportive hapin ritualisht telefonat e mençur për të parë informatën e munguar, atë të rezultateve për të infektuarit e parë. Dhe të dytë. Dhe të mëtejmë. Ndoshta për këtë ia vlen të shkruhet, si një terapi ndaj aftësisë së pakorrigjueshme të budallakisë njerëzore për të shoqëruar krah për krahu murtajat, luftërat dhe tash koronavirusin.

2.

Në fakt, është normalitet - thotë dr. Jasmin Mujanoviq. Është profesor i shkencave politike në Amerikë, zyrtarisht i përshkrueshëm si boshnjako-amerikano-kanadez. Në komunikim tonin do të quhej boshnjak, apo siç përshkruan në një mendim të tijin kur plasi puna e virusit, ish-jugosllav. Banorët e ishJugosllavisë, thotë ai, jetojnë me çregullimin e stresit post-traumatik (PTSD).

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore. Klikoni këtu për t'u regjistruar.)