Mirishahe Syla, njohëse e çështjeve gjinore, kriminalizimin e testimit të virgjërisë e ka parë vendim të duhur. Në emisionin “60 Minuta” në KTV ka thënë se testet e virgjërisë dhe nevoja për ta dëshmuar virgjërinë në shoqëritë patriarkale ka ekzistuar gjithmonë.
“Nevoja për ligj të tillë na tregon dy gjëra, që ligjet bëhen në kontekste të caktuara prej nevojës për të ndryshuar diçka sepse ekziston një fenomen në shoqëri, dhe tjetra është nga prapavija e saj”, ka thënë ajo.
Syla ka theksuar se vendimi për ta kriminalizuar testimin e virgjërisë nuk e shtyp askënd në shoqëri. Ndërkaq, ka folur për rolin e gruas kur asaj i kërkohet një test i tillë.
“Pozicioni i gruas është i qartë. Ajo shihet thjesht si aset në familje që mund të shkëmbehet dhe se virgjëria është vlerë e shtuar. Nëse një vajzë e re detyrohen me iu parashtru testeve tregon që roli i saj në shoqëri është thjesht me u shkëmby për interes të të tjerëve. Është më i hershëm se religjioni dhe nuk ka të bëjë me zhvillimin ekonomik sa ka të bëjë me besimet që aq shumë janë normalizuar sa kanë mbetur”, ka thënë Syla.
Ajo ka shprehur se megjithëse mund të marrë kohë, vendimi do të ndikojë që të riformojë mentalitetin e shoqërisë kosovare. “Ligjet e reflektojnë mendësinë e një vendi por edhe e imponojnë atë. Besoj se këto masa do kenë efekt në formimin e një mentaliteti tjetër që do të marrë kohë”, ka shtuar ajo
Ndërkohë mjekja ligjore, Bërgita Curri, ka thënë se një vendim i tillë duhej të merrej shumë më herët. Sqaroi se për shkak se testi zakonisht është bërë fshehurazi, të dhëna rreth numrit që e kanë kryer atë test nuk ka.
Edhe
Haxhiu: Testi i virgjërisë, si vepër penale për mbrojtjen e grave
“Do të duhej të ndodhte më herët në Kosovë sepse është fenomen që e ka prekur një pjesë të madhe të shoqërisë dhe është ekzaminim tërësisht i panevojshëm. Ky është hap pozitiv sa i përket mbrojtjes së grave. Sa ka qenë i përhapur është vështirë të gjurmohet sepse këto nuk janë kryer tërësisht në forma të hapura, nuk ka regjistra, janë kryer në formë të fshehur, por sigurisht të gjithë e kanë ditur se bëhet”, ka thënë Curri.
Curri ka treguar se me kornizën e OBSH-së ata që e kryejnë ekzaminimin e vajzës apo gruas për t’ia testuar virgjërinë, kryejnë sulm seksual. Kurse, në Kosovë kjo do të konsiderohet vepër penale që do të jetë e dënueshme.
“Bazuar si e ka definuar OBSH-ja, çdo profesionist shëndetësor që e ka kryer këtë ekzaminim apo do ta kryejë në të ardhmen është konsideruar nga organizata se ka kryer sulm seksual. Në termat si është definuar në Kodin tonë do të quhet si vepër penale dhe të dënohet ata që e kërkojnë dhe ata që e kryejnë si ekzaminim”, ka deklaruar ajo.
- Nga parimet në vepra: Përmbushja e premtimit të Kosovës ndaj grave dhe vajzave
-
Syla: Te ne më i pranueshëm është një burrë vrasës sesa një që vë grim
-
Raporti i UN Woman: Mbi gjysma e grave në Kosovë, viktima të dhunës nga partnerët
- Nga tradita te barazia: E drejta për përcaktim gjinor dhe edukim seksual në Kushtetutën e Kosovës