Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krijohet taskforca për sigurinë në trafik rrugor

Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim për themelimin e njësitit të Task Forcës për sigurinë e trafikut rrugor.

Ky njësit ka për qëllim;

Mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve publike

Mbikëqyrjen dhe kontrollin e transportit rrugor, të udhëtarëve, mallrave dhe transportit tokësor të mallrave të rrezikshme.

Mbikëqyrjen e sigurisë rrugore në pajtim me rregullat e trafikut rrugor.

Kontroll i punës së Qendrave të Kontrollimit Teknik të Automjeteve.

Edhe PK themelon task forcën për parandalim të aksidenteve në komunikacion Arbëri PK themelon task forcën për parandalim të aksidenteve në komunikacion

Sipas kumtesës për media dërguar nga kjo ministri, njësiti udhëhiqet nga zëvendësministri i MI-së, Idriz Selimaj, dhe përbëhet nga zyrtarë dhe ekspertë të fushave përkatëse.

"Me qëllim të efikasitetit më të madh në përmbushje të misionit, Task Forca do të bashkëpunoj me Inspektoratin e MI-së, Policinë e Kosovës dhe zyrtarë të ministrive tjera. Këta do të përpilojnë edhe propozimet me masat konkrete, të nevojshme për rritjen e sigurisë në trafik", thuhet në njoftim.

Image

Image