Sot bëhet inaugurimit të Kompleksit Memorial në Marinë. Aty sot do të rivarrosen dëshmorët e kombit Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi dhe Abedin.
Në kompleksin memorial të Marinës sot do të jenë të pranishëm edhe tre krerët institucional të vendit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.
Procesi i zhvarrimit të dëshmorëve ka filluar më 19 qershor dhe ka përfunduar më 31 korrik të këtij viti, ku në fazën e parë janë zhvarrosur nga varrezat e Polacit 112 mbetje mortore të dëshmorëve dhe prej tyre 101 janë rivarrosur në Marinë, ndërsa në Vushtrri janë rivarrosur dy, në Landovicë dy, në Kleçkë një, pesë në Shtime dhe një në Ferizaj.
Në fazën e dytë janë zhvarrosur trupat e 53 dëshmorëve nga fshatrat e Drenasit dhe Skenderajt dhe janë rivarrosur në Kompleksin Memorial në Marinë.
Këshilli Organizativ për Zhvarrimin dhe Rivarrimin e Dëshmorëve të Ish-Zonës Operative të Drenicës ishte themeluar me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj më datë 8 maj 2018.
-
Më 5 tetor inaugurohet Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Marinë
-
Haradinaj e Thaçi përplasen për kufijtë edhe në rivarrimin e 158 dëshmorëve në Skenderaj
-
Inaugurohet kompleksi i dëshmorëve në Marinë
-
Kurti bëri homazhe në Kompleksin memorial në Marinë
-
Në Marinë të Skenderajt rivarroset dëshmori Behram Morina