Ish-punëtorët e ndërmarrjes së prodhimit të blloqeve “IMN Kosova”, me protestë para AKP-së kanë kërkuar të hënën kthimin e 20-përqindëshit.
Pas takimeve mes ish-punëtorëve e zyrtarëve të AKP-së, kreu i BSPK-së, tha se kjo përqindje është dashur të përmbushej në ditën kur kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, kishte nënshkruar kalimin e pronës në interes të komunës.
Ajdini tha se AKP-ja është e gatshme për zgjidhjen e problemit, por mjetet financiare duhet t’i paguajë Komuna e Prishtinës.
Për 39 vjet në ndërmarrjen “IMN Kosova” ka punuar Kimete Spanca, por e cila në vitin 2014 ishte larguar nga puna.
I zhgënjyer me premtimin e papërmbushur, të protestojë ka dalë edhe Xhemajl Islami.
Sipas protestuesve, janë 251 ish-punëtorë të kësaj kompanie, të cilëve u takon ky kompensim.
-
Punëtorët e “IMN Kosova” me protesta kërkojnë 20 përqindëshin
-
Protestojnë ish-punëtorët e “IMN Kosova”, kërkojnë 20 përqindëshin
-
Protestojnë ish-punëtorët e “IMN Kosova”, kërkojnë 20 përqindëshin
-
Ish-punëtorët e IMN Kosova përmes protestës kërkojnë 20-përqindëshin e privatizimit të ndërmarrjes
-
Ish-punëtorët e “IMN Kosova” kërkojnë nga Komuna e Prishtinës 20 përqindëshin