Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krejt çfarë u tha sot në Kuvend për shndërrimin e FSK-së në Ushtri

Një marsi është dita kur Qeveria e Kosovë duhet ta procedojë në Kuvend projektligjin për avancimin e mandatit dhe misionit të FSK-së, raporton KTV.

Të paktën kjo është njëra ndër pikat e rezolutës së Komisionit Parlamentar për Siguri që prezantoi para ligjvënësve kosovarë, kreu i saj Daut Haradinaj. 
Ai ka ftuar deputetët që ta përkrahin iniciativën e tij, duke theksuar se nevoja e kërkon që të mos priten në pafundësi votat e Listës Serbe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, ministri i FSK-së, Haki Demolli, ka thënë se i takon Kuvendit të vendosë për të ardhmen e forcës, por jo në mënyrë të njëanshme. Për herë të parë ai tha se për gati 2 vjet minoriteti serb refuzoi të diskutojë me qeverinë për këtë çështje. 
Unitet të spektrit politik ka kërkuar edhe Ganimete Musliu e cila duke folur në emër të PDK-së, ka ftuar deputetët serbë që t’i kontribuojnë paqes, duke votuar për Ushtrinë e Kosovës.

Kosova është e rrezikuar nga ushtria e Serbisë, andaj për deputetin e Vetëvendosjes Albin Kurti është e domosdoshme transformimi i FSK-së në ushtri. 
Derisa ish ministri i FSK-së, Agim Çeku ka fajësuar kryeministrin Mustafa për humbjen e shansit historik që të bëhet Ushtria e Kosovës. Ai ka kërkuar nga deputetët që të presin deri në bindjen e serbëve dhe ky transformim të bëhet vetëm nëpërmjet ndërrimit të Kushtetutës.

Por iniciuesi i debatit, Haradinaj ka thënë se nuk mund të priten votat e serbëve deri në pafundësi, ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka arsyetuar se përse partia e tij lejojë të humbet "shansi historik" derisa theksoi se ushtria nuk guxon të bëhet pa përkrahjen e aleatëve.

Nga kontaktet me NATO-s dhe partnerët strategjik, e kemi kuptuar se FSK mund të shndërrohet në ushtri pa ndryshimet kushtetuese ka thënë kryeministri Isa Mustafa. Me këtë ka lënë të kuptohet se ushtria nuk mund të behët pa votën e serbëve.