Seanca e nisur të enjten e javës që shkoi, ka vazhduar këtë të mërkurë.
Deputetët e Kuvendit kanë votuar me 61 vota pro, 4 kundër e 13 abstenime Ligjin për Liritë Fetare. Kryeministri Ramush Haradinaj, në prezantimin e këtij ligji, tha se ky ligj është i domosdoshëm për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, raporton KTV.
Ai para deputetëve doli me dy propozime lidhur me ligjin. Por, kjo ngjalli reagime të shumta, sidomos nga opozita.
Ndërkohë, Nait Hasani i PDK-së ka kërkuar të shtohet edhe një bashkësi fetare. Megjithatë, deputetët kaluan projektligjin pa propozimet e kryeministrit. Me projektligjin e ri, Kosova do t’i ketë gjashtë bashkësi fetare. Deri tash ishin Bashkësia Islame, Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Katolike, Kisha Protestante dhe Bashkësia e Hebrenjve, ndërsa tash i shtohet edhe Bashkësia e Tarikateve të Kosovës.
-
Kuvendi miraton në parim projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare
-
Projektligji për Liritë Fetare në Kosovë njeh 6 bashkësi
-
Ligji për të cilin BE-ja i bën presion Kosovës mbahet i bllokuar nga Lista Serbe
-
Qeveria i përgjigjet BE-së: Lista Serbe po bllokon miratimin e Ligjit për liritë fetare
-
BE-ja i bën thirrje Kosovës të miratojë Ligjin për liritë fetare