Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka uruar kryetarin Fatmir Limaj, pas vendimit të Gjykatës Themelore, i cili akuzohej për përgjegjësi komnaduese në rastin e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.
Krasniqi e ka uruar Limajn nga zemra, duke i thënë se meriton më shumë se një urim.
“Përveç lajmit për shpalljen i pa fajshëm, njeriut që u përballë pesë herë me ‘Drejtësinë’, e meriton dhe e meriton shumë që t’i thuhet një urim i sinqertë! Unë që e pata fatin të isha dy herë në dy procese gjyqësore në Hagë e tani në Gjakovë, Fatmir Limajt i them nga zemra: Urime e të priftë e mbara!”, ka thenë Krasniqi.
Artikuj të ngjashëm
-
Limaj letër Hamzës, ofron “bashkim politik”
-
Limaj pas rezultatit zgjedhor: S’kemi arsye ta ulim kokën
-
Limaj: Qytetarët e kanë mundësinë të rreshtohen krah veprave që e ndryshuan Kosovën
-
Limaj pret nga Kushtetuesja të ndihmojë në krijimin e institucioneve
-
Nisma do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit