Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi ua atribuon meritat burimeve për çmimin për gazetari “Rexhai Surroi”

Gazetari Besnik Krasniqi, është shpërblyer me çmimin “Rexhai Surroi” për gazetari të shkruar. Ai ka fituar çmimin për vitin 2021 me serinë e teksteve të botuara në KOHA, “Ta pastrojmë Kosovën”.

Në një intervistë të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së, Krasniqi ka dhënë detaje rreth serisë së publikimeve për të cilat është shpërblyer, derisa meritat për këtë ia ka atribuuar burimeve të tij.

“Ne e titulluam “Ta fshijmë buxhetin”, bëhet fjalë për një aksion më shumë vullnetar në vitin 2018, kur në kohën e qeverisë Haradinaj u bë një Task-Forcë për ta realizuar këtë projekt, dhe çka ndodhi ishte se dy organizata u përfshinë në atë Task-Forcë, për të eleminuar mundësinë që dikun 800 mijë euro të jepeshin nëpërmjet tenderit, ata ishin marrë vesh që këtë buxhet t’ia kalonin një organizate joqeveritare me bazë në Prishtinë, me të njëjtin emër, pra “Ta pastrojmë Kosovën”. Dhe cka kishte bërë kjo organizatë, ne gjetëm pra se shumë fatura që i prezantoi në Qeveri për t’i arsyetuar shpenzimet që ishin bërë gjatë kësaj fushate në fakt ishin fatura të rreme, meqë njerëzit e bizneseve që i prezantonin thonin se nuk kanë lidhje me to, dhe se shërbimet dhe mallrat që figuronin aty që kinse janë dhënë për këtë aksion e janë mbuluar me atë buxhet, fare nuk ishin. Meritat ua atribuojë burimeve, pasi pa këto burime nuk do të vinin t’i zbardhnim këto keqpërdorime”, ka thënë Krasniqi.