Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se koalicioni PAN e ka mbështetjen e mjaftueshme për ta votuar Qeverinë dhe për ta konstituuar Kuvendin.
Krasniqi tha se Qeveria nuk do të votohet të enjten por një ditë tjetër.
“Ne kemi mbështetje të mjaftueshme për ta votuar qeverinë, për ta konstituuar edhe Kuvendin dhe përkushtimi ynë është që seanca e së enjtes të rrjedh mirë. Të rrjedh shpejt në mënyrë që të vazhdojmë me hapat e mëtutjeshëm që ta marrim mandatin dhe ta formojnë qeverinë. Nuk besoj se do të jetë votimi i Qeverisë të enjten. Por besoj që të enjten pas konstituimit të Kuvendit, zgjedhejes së kryetarit dhe nënkryetarëve dhe pastaj”, ka thënë Krasniqi sot pasi që u regjistrua si deputet.
-
Krasniqi: Ato që u thënë në mbledhjen e qeverisë do të bëhen më mirë e më shpejt me një qeveri pa Kurtin
-
Krasniqi: As Kurti e as kushdo tjetër s’i ka numrat për qeveri, do të kemi zgjedhje
-
Krasniqi: Sot u bë një konstatim se është bërë një konstituim i Kuvendit
-
Krasniqi: S’varet nga interpretimi i kryekuvendarit mbyllja e seancës konstituive
-
Krasniqi thotë se kërkuan pauzë për koordinim për ta votuar Bashën për kryeparlamentar