Kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka kritikuar ata që kërkojnë të hiqet taksa.
Sipas tij, “taksa duhet të hiqet vetëm pasi të ndërpritet çdo agresivitet i Beogradit”.
Krasniqi, thotë se mbrojtja edhe me Taksën 100% - ishte domosdoshmëri.
“Shkurt, kushdo nga shqiptarët, kudo që jetojnë a gjallërojnë ata, nëse nuk e dinë pse ka ardhur deri të taksa e 100%, ai apo ata nuk e dinë as kah kanë ardhur e as në ç’drejtim duhet shkuar! Ata duhet ta dinë se, as rruga e luftës që zgjodhem dje e as taksa e re që u vendos para një viti, nuk ishin zgjedhje të dëshirueshme, ishin çështje të domosdoshme që na i pat imponuar SERBIA E POLITIKËS SË GJENOCIDIT”, shkruan Krasniqi në Facebook.
Krasniqi thotë se ata që duan të hiqet taksa, kërkesën duhet drejtuar në Beograd.
“Kushdo që kërkon heqjen e taksës sot, duhet ta dinë se kërkesa duhet t’i drejtohet Beogradit zyrtar, që ai të distancohet qartazi nga politikat e gjenocidit e të agresioneve diplomatike të Beogradit ndaj Kosovës dhe të ardhmës së saj. Shkurt faji i politikës shqiptare nuk është vendosja e taksës, por vonosa e politikës sonë lakmiqare për grabitje e jo për ndërtim të shtetit të se drejtës”, përfundon Krasniqi.
-
Krasniqi: Qeveria e re ta sqarojë politikën e saj ndaj Serbisë
-
Krasniqi: Fajtorin për taksën e gjeni në Beograd
-
Krasniqi kundër heqjes së taksës dhe idesë për korrigjim kufijsh
-
Krasniqi: E kuptoj reagimin e Serbisë, por jo të LDK-së e Thaçit që kushtëzojnë dialogun me heqjen e taksës
-
Krasniqi: Qeveria duhej të ishte më sqaruese pse vendosi taksën ndaj Serbisë