Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti, për mbyllje të derës së të vetmit festival të muzikës me përmasa botërore në vend, “Sunny Hill”.
Krasniqi ka thënë se me zhvendosjen e këtij festivali nga Prishtina në Tiranë, Qeveria aktuale ka treguar “xhelozi të sëmurë dhe injorancë të thellë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në secilin shtet tjetër të botës, një artiste kulmore si Dua Lipa, do të trajtohej si aset e pasuri. Por, fatkeqësisht, jo edhe në Kosovë. Është krejt e pabesueshme, por, Qeveria po e përzë nga Prishtina një ndër iniciativat më të mëdha dhe të suksesshme artistike, ‘Sunny Hill’ Festival. Ky veprim, më shumë se gjithçka, tregon për xhelozinë e sëmurë, injorancën e thellë, e kompetencën e munguar të komplet një Qeverie e cila secilën ditë po na sjell një skandal më të madh se tjetrin. Turp!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.