Numri i rasteve me lëndime dhe me fatalitet nga aksidentet në komunikacion rrugor ka shënuar rritje krahasuar me vitin e kaluar.
Edhe pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për rregullat e trafikut rrugor në shtator të vitit të kaluar, ligj i cili parasheh masa më të rrepta ndëshkuese për shkelësit, numri i aksidenteve mbetet i madh, shkruan sot Koha Ditore.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, si pasojë e aksidenteve rrugore kanë vdekur 54 persona, 4 më shumë sesa në gjashtëmujorin e vitit 2016, ku ky numër ishte 50.
Një ndër shkaqet kryesore, sipas Policisë së Kosovës, është pakujdesia e drejtuesve të automjeteve, si dhe rritja e aktiviteteve shoqërore dhe e fluksit të makinave gjatë kësaj periudhe.
Zyrtarë të Policisë thonë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet në funksion të menaxhimit dhe kontrollit më të mirë të sigurisë në komunikacion. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
11 viktima në aksidente gjatë korrikut, ekspertët kërkojnë më shumë masa parandaluese
-
Sivjet dukshëm më shumë aksidente trafiku, 58 të vdekur
-
Për 25 vjet – 3.018 vdekje si pasojë e aksidenteve, 82 vetëm sivjet
-
Afro 6,700 aksidente për katër muaj - 25 të vdekur e 4,379 të lënduar
-
22 të vdekur në aksidente trafiku në tre muajt e parë të 2022-s