Krasniqi: Kurti i mbylli shkollat për nxënësit, i hapi për zgjedhjet e VV-së
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, të gjejë zgjidhje për grevën në arsim dhe t’ua mundësojë nxënësve ta nisin procesin mësimor.
Ai shkroi në Facebook të dielën se Kurti i mbylli shkollat për nxënësit, por i hapi për zgjedhjet e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Unë, besoj se qytetarët nuk kanë votuar që të kenë një kryeministër i cili e lë popullin pa arsim e fëmijët pa shkollim. Jam i bindur se qytetarët nuk kanë votuar që sot të përballen me këtë mentalitet dhe tendencë të kryeministrit për t’i nënshtruar të gjithë”, tha Krasniqi.
Sipas tij, Kurti po i ushqen fantazitë e tij, larg brengave dhe problemeve “që po rriten çdo ditë në Kosovë”.
“Shkollat i mbylli për nxënës, por i hapi për zgjedhje të Vetëvendosjes, sepse për Albin Kurtin, karriget e pushtetit janë më të rëndësishme se karriget e nxënësve tanë që po vazhdojnë të mbesin të mbyllur nëpër shtëpi, për shkak të arrogancës së tij...Tamam si një Don Kishot që lufton me mullinjtë e erës”, shkroi kreu i PDK-së, duke theksuar se Kurti nuk po tregohet partner fleksibil me SBASHK-un, “vetëm e vetëm që të quhet ‘i pathyeshëm’ nga militantet e tij, është mentalitet diktatorial”.
Edhe
Krasniqi: Kurti i do edhe disa ditë, por as në ëndrrat më të mira s’mund ta bëjë shumicën
“Sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për zgjidhje konkrete të problemeve, jo për fjalë të thata e inate. Ka nevojë për lidership që e ruan dinjitetin e secilit qytetar e jo për lider që krijon ndasi edhe më të mëdha në shoqëri. Lëviz nga vendi, Kryeministër! Ofro zgjidhje! Ktheji fëmijët në shkolla”, shkroi tutje deputeti Krasniqi.
Lëvizja Vetëvendosje i po zhvillon zgjedhjet e brendshme partiake. Votimi ka filluar nga ora 10:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
-
Kurti edhe 10 ditë kohë ta bëjë shumicën, PDK-ja e bindur që vendi shkon në zgjedhje
-
Krasniqi: As Kurti e as kushdo tjetër s’i ka numrat për qeveri, do të kemi zgjedhje
-
Krasniqi – studentëve: Merrini paratë e ndëshkojeni kryeministrin me votë
-
Krasniqi: LVV qëllimisht po e zvarrit konstituimin, ministrat s’kanë shans të marrin votë