Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi: Krimi e korrupsioni po i numëron ditët e fundit

Deputeti i ri në Kuvendin e Kosovës, Frashër Krasniqi, ka përshkruar shkurt në profilin e tij në Facebook, emocionin e ditës së parë të punës në rolin e ri.

“Fort kish lezet Kuvendi në të cilin Klani Pronto është pakicë, nuk mund të shtyjë asgjë përpara, lutet përunjësisht për 2 orë pauzë dhe në fund ikë nëpër skutat e Kuvendit dhe s'ka guxim të kthehet në seancë”, ka thënë Krasniqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai, tutje ka thënë se “nuk e di nëse do të arrijnë ta blejnë a kërcënojnë ndonjë deputet, por pavarësisht kësaj, Kosova ka fillu me marrë frymë lirshëm ndërkohë që krimi e korrupsioni po i numëron ditët e fundit”.