Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria që ta zgjidhë sa më parë problemin me mungesën e materialit për pasaporta, për bashkatdhetarët.
Ai shkroi në Facebook se mungesa e materialit, që u shkakton probleme mërgimtarëve për lëvizje në Kosovë, është problematikë që duhet të zgjidhet menjëherë, derisa tha se për këtë Qeveria nuk mund të shfajësohet.
Krasniqi pyeti Qeverinë të dielën pse vetëm Kosova në tërë Evropën s’ka material për pasaporta.
“Fatkeqësisht, edhe në këtë vizitë të tyre (mërgimtarëve v.j.), Qeveria nuk arriti që të paktën të sigurojë material për pasaporta, afatet e të cilave shumë mërgimtarëve tashmë u kanë skaduar. Qeveria, në vend se të bëjë kërkesa turpëruese drejt shteteve mike për lejimin e udhëtimit të qytetarëve me pasaporta të skaduara, duhet që urgjentisht këtë problematikë ta shndërrojë në prioritet”, shkroi deputeti opozitar.
Në dhjetorin e vitit të kaluar, katër milionë euro i janë ndarë një kompanie gjermane për furnizim me material për dokumente nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administratës Publike.
-
Krasniqi: As Kurti e as kushdo tjetër s’i ka numrat për qeveri, do të kemi zgjedhje
-
Krasniqi për dështimin në Këshillin e Evropës: Zgjedhjet e reja janë të domosdoshme
-
Krasniqi: Gjatë qeverisjes Kurti e lëshuan Kosovën 200 mijë qytetarë
-
Krasniqi: Qeveria e ka humbur kontrollin faktik në veri, s’është e aftë t’i regjistrojë qytetarët atje
-
Krasniqi: Sfida e emigrimit masiv të tejkalohet me angazhimin në ofrimin e mundësive të barabarta